fbpx

Nga momenti i vrasjes, te zërat për tradhti, rrëfehet gruaja e Muhamet Likës

nga Revista Kosovarja

Vrasja e policit Muhamet Lika në Kaçanik, më 1 prill, tronditi gjithë vendin. Ai u qëllua në mënyrë tinëzare me armë zjarri në hyrje të ndërtesës ku banonte, teksa po kthehej nga puna.

Në një rrëfim, bashkëshortja e tij, Violeta Mulaku-Lika, ndan momentet e fundit me të dhe dhimbjen e thellë që po përjeton.

“Në ato momente kam qenë në banesë. Kur erdhi ndihma e shpejtë, e kuptova që ishte burri im ai që ishte vrarë, kur e kam parë me uniformë. Më shumë nuk di… Nuk di çka me thanë… shumë keq, pa pritë e pa kujtu. Kam shku në ambulantë dhe kam qëndruar atje,” – rrëfen ajo,

Ajo kujton edhe bisedën e fundit që kishte me të, pak para se të ndodhte ngjarja tragjike:

“Para se të ndodhte rasti, biseda e fundit ka qenë: ‘Nesër jam në punë paradite, e kemi me pi nga një kafe në mëngjes bashkë.’”

Violeta thekson se asnjëherë nuk kishte ndonjë dyshim se bashkëshorti i saj mund të ishte i rrezikuar:

“Asnjëherë s’ka pasur probleme me askënd. Asnjë dyshim për kurgjë. Kurrfarë dyshimi, as edhe një mesazh i vogël… Se kur të vjen ndonjë mesazh kërcënues, ndryshon qehre. Por te ai nuk ka pasur asgjë të tillë”, tha ajo për IndeksOnline

Në rrëfimin e saj, ajo ka komentuar edhe zërat që kanë qarkulluar pas vrasjes për një kinse lidhje jashtëmartesore të tij:

“Nuk është e vërtetë. Këto zëra janë shpifje. Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur ndonjë lidhje jashtëmartesore, për aq kohë sa jam unë në dijeni, prej vitit 2021 deri ditën që është vrarë. Këto fjalë janë shpifje për me ja njollos emrin. Ai që e ka thënë, le ta thotë me fytyrë, me identitet. Pse me ja njollos emrin pas vdekjes? Ai ka qenë më i pastri që ekziston.”

Violeta flet me dhembje për planet që u ndërprenë në mes:

“Ëndrra jonë ka qenë me u bë prindër. Ka qenë një bashkëshort shumë i përkushtuar, ndaj familjes, ndaj punës. Plane kemi pas shumë – me dalë në banesën e re, me shtu biznesin, me u zgjeru ma shumë…”

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]