fbpx

Nga nesër bllokohet kjo rrugë e Malishevës

nga Revista Kosovarja

Komuna e Malishevës ka njoftuar se nga nesër do të bllokojë për qarkullim rrugën nga Stacioni i policisë e deri te kyçja me rrugën pranë Gjykatës së qytetit.

Kjo për arsye se në këtë rrugë do të fillojë procesi i asfaltimit.

“Kjo rrugë do të jetë e bllokuar (të shtunën, datë 06.07.2024) nga ora 06:00 deri në përfundimin e tërësishëm të procesit të asfaltimit të kësaj rruge, gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, dhe jo vetëm, se nesër, e Shtunë, datë 6 korrik 2024, për arsye të fillimit të procesit të asfaltimit, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve rruga nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja me rrugën afër Gjykatës në Malishevë.

Kjo rrugë do të jetë e bllokuar (të shtunën, datë 06.07.2024) nga ora 06:00 deri në përfundimin e tërësishëm të procesit të asfaltimit të kësaj rruge, gjatë ditës së nesërme.

Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të kësaj rruge në këtë fazë të punimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]