fbpx

Nga nga 1 janari 2022, deri më tani,janë trajnuar mbi 6 mijë pacientë me probleme zemër

nga Revista Kosovarja

6 mijë pacientë me probleme të ndryshme kardiologjike (të zemrës), janë trajtuar nga 1 janari 2022, deri më tani, në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, prej tyre 921 në kuadër të Njësisë Koronare dhe të tjerët në kuadër të reparteve të tjera të kësaj klinike.

Mjekët e kësaj klinike kanë kryer mbi 12 mijë e 500 vizita ambulantore për pacientët, në shërbime të ndryshme ambulantore.

Sipas po të njëjtit raport, stafi ka kryer 2 mijë e 680 koronarografi, 1 mijë e 600 raste të stentimit, duke vendosur 2 mijë e 680 stenta. Janë kryer edhe shumë shërbime të tjera kardiologjike në reparte të ndryshme, përfshirë raste elektrofiziologjike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]