Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nga sot me temperatura tropikale

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura tropikale.

Nesër në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot të kthjellët dhe mjaft të nxehtë me temperatura tropikale, por i nxehti do të jetë plotësisht në suaza të normales për këtë periudhë kohore.

I nxehti tropikal do të vazhdojë edhe nga dita e enjte, por gjithashtu priten mundësi për zhvillim lokale të vranësirave të cilat pasdite mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas ecurive aktuale të shtunën pritet destabilizim i fuqishëm i motit, me stuhi dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]