Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nga sot moti nxehtë do të ikë për pak ditë!

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë do të mbajë mot mjaft jo stabil. Paradite me diell, kurse pasdite me zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Më së paku reshje priten në jugperëndim të vendit dhe disa pjesë në qendër të vendit. Ndonjë rajon mund të mbetet pa reshje fare.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, por jo stabil me zhvillime vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Në Jug dhe perëndim të Shqipërisë nuk priten reshje.

Të dielën na pret mot më i freskët dhe vende-vende me vranësira dhe riga lokale shiu, kurse nga e hëna menjëherë priten ngritje të ndjeshme të temperaturave dhe kjo do të jetë hyrje për një valë nxehtësie që na pret javën e ardhshme./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]