fbpx

Nga Turqia në Shqipëri – Tayna merr vëmendje me fotografitë e reja nga pushimet

nga Revista Kosovarja

Reperja nga Prizreni, Tayna, ditë më parë njoftoi fansat se ka nisur pushimet në shtetin turk.

Pas disa ditëve, ajo duket se është rikthyer në jug të Shqipërisë për të eksploruar e shijuar udhëtimin e radhës.

Artistja, e ndjekur nga mbi 1.5 milion njerëz, së fundmi ka marrë vëmendje me pozat që ka realizuar para pasqyrës.

E njëjta tregon se po kalon një kohë të mrekullueshme në Kep Merli, gjersa gjatë këtyre ditëe nuk mungoi as me poza provokuese në bikini.

Pushimet e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) vijnë pas paralajmërimit të albumit të saj të ri.

Në bazë të asaj që ka zbuluar, ky album përmban gjithsej 16 këngë përfshirë këtu edhe disa bashkëpunime.

Sidoqoftë, detajet e tjera rreth projektit madhështor nuk janë dhënë akoma.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]