Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nga urimet e shumta , Leonora e merr edhe më të përzermërtin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, feston sot ditëlindjen e saj të 42-të.

Me këtë rast, urimet për të ishin të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por një nga urimet më të përzemërta, Jakupi e ka pranuar nga nëna e saj, Feride Jakupi, e cila i ka bërë një dedikim të veçantë asaj në Facebook.

E ëma e këngëtares ka publikuar disa fotografi me të bijën në llogarinë e saj, ndërsa në mbishkrimin e tyre nuk i ka kursyer urimet më të ngrohtë për vajzën e saj, që sot është 42 vjeçe.

Moneytizer Paragrafi 4

“Urime ditëlindjen gëzimi i parë i nanës! Leonora Jakupi, ti drita e syve të mi! Paç bekimin e Zotit ti që çdo ditë më bën me diell e ma mbushë zemrën dashuri. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën time! Të don mami shumë”, ka shkruar nëna e Leonorës në Facebook.

Në anën tjetër, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e fansave të këngëtares në hapësirën për komente.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]