fbpx

Nga xhelozia për PM deri tek planet e tyre, Sarah Berisha flet hapur për romancën e saj me Dj

nga Revista Kosovarja

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Dyshja duket se po jetojnë një histori të bukur dashurie, për të cilën së fundmi ka folur blogerja e ftuar te ‘Natën me Aulonën’.

Ajo tregoi se lidhja në distancë është pak problem për ta por që takohen çdo javë dhe ka çifte që janë akoma më larg dhe nuk duhet të ankohemi është shprehur ajo.

Blogerja gjithashtu foli dhe për xhelozinë ndaj partnerit të saj duke thënë se nuk është xheloze edhe pasi vajzat mund ti afrohen për të bërë një foto me të,ne jemi njohur duke pasur këtë profesion, por nëqoftëse e puth kjo sigurisht që është e tepërt, por kam besim tek ai ka thënë Sara.

Për sa i përket planeve të së ardhmes ajo tha se për momentin po shijojnë lidhjen e tyre dhe nuk po mendojnë për më tej .

Nga ana tjetër ajo ka folur dhe për marrëdhënien me ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” ku ndër to ka thënë se raporti me Einxhel është korrekt por jo miqësor, nuk është se jam takuar pas daljes nga shtëpia, blogerja tha se Kledi ka qënë personi i cili ka takuar pas daljes dhe me të tjerët nuk ka dalë, kjo për shkak se secili mund të jetë i zënë me punët e veta dhe i kuptoj ka thënë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]