fbpx

Ngacmohet seksualisht pronarja e një marketi në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Një rast shqetësues është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, ndërsa ishte duke punuar në marketin e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që viktima ishte në vendin e punës, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga njësitë policore.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për rastin janë në vazhdimësi, ndërkohë që autoritetet po trajtojnë me seriozitet çdo formë të ngacmimit seksual.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]