fbpx

Ngacmoi dy të mitura në park, mbetet në burg 56-vjeçari në Korçë

nga Revista Kosovarja

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një 56-vjeçari, i cili është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të turpshme me minorenë”.

56-vjeçari pak ditë më parë ka qenë i ulur në një prej lulishteve të qytetit të Korçës kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura, të cilat ai ka tentuar t’i prekë në disa pjesë të trupit.

Aktet e tij janë parë nga disa kalimtarë të rastit, por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë që ka bërë të mundur arrestimi e tij./A2

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]