Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur në takim kryetarin e kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka.
Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare, raporton EO.
Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.