fbpx

Ngjarje e rëndë në Tiranë: Bojleri i bie në kokë, ndërron jetë 52-vjeçari

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale B.H., ishte duke çmontuar dhe hequr bojlerin e ujit, por i ra duke i shkaktuar dëmtim në kokë.

52-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke u transportuar në spital.

“Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Top Channel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]