fbpx

Ngjarje e rëndë për familjen Pajaziti nga Peja, 24-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës në tarracën e banesës

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë, në shtëpinë e familjes Pajaziti, në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku kryefamiljari gjeti pa shenja jete djalin e tij 24-vjeçar. I riu, Ardi Pajaziti dyshohet se i dha fund jetës së tij, duke kryer vetëvrasje në tarracën e banesës, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e të riut e konfirmoi ekipi mjekësor nga Emergjenca e Spitalit që doli në vendin e ngjarjes bashkë me një patrullë të Policisë.

Babai që gjeti të birin të shtrirë përtokë, në gjendje shumë të rëndë emocionale, u tha zyrtarëve policorë se dyshon se Ardi ka bërë vetëvrasje.

Njësiti policor ka bërë menjëherë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe ka siguruar vendin e ngjarjes, ku është gjetur një mjet i mprehtë.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]