Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ngjarje tragjike në Ferizaj, vdes 23-vjeçari

nga Revista Kosovarja

Një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Sipas mjekëve ai vdiq nga sulmi në zemër.

Mbi artikull

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt, derisa nga Policia po cilësohet si i dyshimtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Gazetën Express se familja e kanë dërguar për kontrollim mjekësor trupin e 23-vjeçarit.

“Sot rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur”

Moneytizer Paragrafi 4

“Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, trupi i pajetë i 23- vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa policia po merret me rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]