fbpx

Ngjashmëria me Brad Pitt po ia shkatërron jetën, njihuni me sozinë e aktorit

nga Revista Kosovarja

Nathan Meads u bë i njohur përshkak të ngjashmërisë së frikshme që ka me aktorin Brad Pitt.

35-vjeçari ngjan aq shumë me aktorin sa kjo i është kthyer në një problem të madh në jetën e tij.
Në një intervistë për Jam Press, ai u shpreh se është shumë e vështirë të kesh një pamje të ngjashme me aktorin e famshëm.

“Për herë të parë, ma vunë në dukje kur isha 20 vjeç dhe vazhdoi një gjë e tillë edhe për 10 vjet. Unë gjithmonë qeshja.”
Vështirësia më e madhe lidhet me takimet.
“Nuk më ecën me gratë. Disa prej tyre e besojnë që thjesht i ngjaj, ndërsa të tjera më akuzojnë se po shtirem. Duhet të më telefonojnë me video sepse nuk e besojnë.”
Nathan u shpreh se ka provuar disa aplikacione për takime, por një pjesë e mirë mendon se ai ka një profil të rremë.
“I fshiva të gjitha llogaritë e mia për takime dhe po qëndroj beqar. Nuk po e kërkoj dashurinë dhe dua të qetësohem, pasi vajzat e mia janë përparësia ime më e madhe. Nuk jam duke kërkuar Angelina-n time.”
Ai vlerësoi Brad Pitt si aktor dhe njeri dhe do të donte ta takonte një ditë. “Kemi disa të përbashkëta, megjithëse kemi llogari të ndryshme bankare,” tha ai.
Por kjo ka pasur edhe të mirat e saj.
Për shkak të ngjashmërisë, disa angjenci modelingu e kanë kontaktuar pikërisht për pamjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]