fbpx

Ngujimi i 120 minatorëve, flasin nga Trepça

nga Revista Kosovarja

Mbi 120 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Trepçë, shkaku i ndërprerjes së rrymës.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçë”, Enis Abdurrahmani ka dhënë detaje për Gazetën Insajderi. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se është goditur nga rrufeja rrjeti furnizues.

“Po kanë mbetur të ngujuar, kemi dëmtim të rrjetit të energjisë, është godit rrjeti nga rrufeja. Ekipët nga KESCO janë duke bërë përpjekje që të sanohet problemi, shpresojmë që për gjysmë orë të rregullohet dhe minatorët të dalin jashtë”, tha ai për Insajderin.

Abdurrahmani thotë se gjendja e minatorëve është e mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]