Legjenda e “Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, thuhet se është fejuar me të dashurin Thom Evans.
Këngëtarja, 44-vjeçare, dhe ylli i ragbit, Thom, 37-vjeçar, kanë qenë së bashku për më shumë se dy vjet, që nga takimi i tyre në xhirimet e “X Factor”.
Nicole dhe Thom kanë qenë të pandarë që atëherë, dhe tani duket se dyshja po përgatiten të kalojnë pjesën tjetër të jetës së bashku.
View this post on Instagram
Sipas The Daily Mail, sportisti u ul në gjunjë dhe i propozoi partneres gjatë pushimeve të tyre në ishullin Mykonos.
Një burim që thuhet se ishte një mik i çiftit i tha medias ‘ata po martohen’, duke shtuar se Thom e ka ditur gjithmonë se Nicole ishte ‘e duhura’.
Çifti u takua për herë të parë kur Thom ishte një konkurrent në “X Factor: Celebrity”, ku Nicole ishte në juri së bashku me Simon Cowell dhe Louis Walsh.
View this post on Instagram
Një vit në lidhjen e tyre, Nicole e përshkroi Thom si “burrin e ëndrrave” duke zbuluar se donte të kishte fëmijë me të.
Artistja e famshme shënoi përvjetorin e tyre të parë me një postim të ëmbël në Instagram, duke e falënderuar Evans për kohën së bashku.
“Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Kush e dinte se e gjithë bota ime do të ndryshonte një vit më parë. Të dua shumë”.