fbpx

Nikolla: Sot për herë të parë shqiptarët festuan me flamur kombëtar

nga Revista Kosovarja

Sot përveç 28 nëntorit si një datë simbolike për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, Mali i Zi pikërisht këtë datë kaq të rëndësishme për herë të parë e feston me simbole kombëtare, shkruan “Kosovarja”.

Për shënimin e kësaj date në nderim të kombit dhe identitetit, trojet shqiptare në Malin e Zi si asnjëherë frymuan shqip pasi këtë vit për herë të parë 28 nëntori u prit me arritje të rëndësishme, atë të shprehjes së lirë të identitetit kombëtar, arritje kjo e cila vjen pas përpjekjeve disa vjeçare të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.

E një ngjarjeje kaq të rrallë historike iu gëzua edhe këngëtari i njohur Nikollë Nikprejlaj, i cili thuri disa vargje të bukura.

“Që ky flamur të valvitet i lirë, mbi kulmin e shtëpisë sime, përtej në ato Male krenare, është derdh gjaku i shumë trimave e trimneshave të këtyre anëve.

Mu në këto maje, u valvit i lirë, për herë të parë, pas vdekjes së kryetrimit Skenderbe! Lavdi të gjithë atyre që bën cilëndo sakrificë, për hir të tij!

Rrnoft kombi e rrnoft flamuri!, ka shkruar Nikolla./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]