Ka dy -tri ditë që kur Specialja ka filluar të bëjë hallakamë në Kosovë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë ndër katër figurat politike të vendit që pas konfirmimit të akuzave nga Tribunali Special kanë përfunduar në Hagë, shkruan “Kosovarja”.
Kjo ngjarje ka bërë që populli shqiptar të ndihet i fyer e të ulërijë duke e mbrojtur nderin e luftën e UÇK-së.
Madje, edhe shumë artistë të vendit kanë reaguar duke thënë se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se liderët tanë duhet të lirohen.
Edhe Dedë Abazi i ka konsideruar si të pabaza aktakuzat se në Kosovë gjoja ka pasur luftë fetare, ai i ka hedhë poshtë këto duke thënë se UÇK-ja ka bërë luftë për çlirim të vendit nga okupatori serb e jo luftë fetare.
Ai ka përmendur që së bashku me shumë shqiptarë të tjerë të besimit katolik ishin pjesë e pandashme e luftës për liri.
E ndaj këtyre aktakuzave të pabaza këngëtari Nikollë Nikprelaj ka reaguar edhe me një këngë e ide të qëlluar.
Dëgjojeni, do t’iu pëlqejë./Kosovarja/