Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar Johannesin, nipin e ish-kancelarit Helmut Kohl, për një fjalim në Bundestag.
Johannes, nipi i ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.
“Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundesëehr-it në Kosovë”.
“Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ai.