fbpx

Nis ceremonia e varrimit të babait të Kadri Veselit

nga Revista Kosovarja

Ka nisur ceremonia e varrimit të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Në varrimin e të ndjerit  përveç familjarëve po marrin pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.

Fazli Veseli ndërroi jetë sot në moshën 94 vjeçare.

Deputetë e qytetarë të shumtë kanë ngushëlluar familjen Veseli për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit Fazli Veseli.

Kadri Veseli po mungon në varrimin e babait të tij, pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas arritjes në Kosovë, Veseli kishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Menjëherë pas kësaj vizite, Veseli ishte kthyer në paraburgim në Hagë, ku edhe ndodhet aktualisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]