fbpx

Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar

nga Revista Kosovarja

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e zhdukjes së dr. Hafir Shalës, mjekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë seancë gjyqësore, prezentë janë familjarët e dr. Hafir Shalës megjithatë pala e dyshuar mungon, transmeton klankosova.tv.

Derisa për herë të parë para të pranishmëve janë prezentë edhe katër dëshmitarë të rastit: Shaban Neziraj, Shukrije Shala, Fisnik Thaçi, Zahrije Podrimqaku.

Hafir Shala ishte arrestuar më 10 prill 1998 nga sigurimi shtetëror serb dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]