120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës do të regjistrohen sot e nesër te administrata, para se të marrin pjesë në konstituimin e legjislaturës së VIII.
Të parët që do të regjistrohen janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Vjosa e më pas deputetët e subjekteve tjera.
Seanca konstituive do të mbahet të hënën, më 22 mars 2021, në orën 10:00.
Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i shoqëruar nga deputeti më i ri.
Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.
Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.