fbpx

Nis takimi Kurti-Haradinaj

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Takimi ishte paraparë të fillonte në orën 13:30. Në këtë takim është thënë se do të bisedohet çështja e presidentit të vendit dhe a do ta votojnë deputetët e AAK-së Vjosa Osmanin si kandidate për presidente nga lista e VV-së.

Në takim është edhe kandidatja e VV-së për presidente, Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Selim Selimi. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 50.28 për qind ndërsa AAK-ja renditet e katërta me 7.12 për qind.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]