fbpx

Nis takimi Lajçak – Kurti

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Klankosova.tv merr vesh se takimi ka nisur më heret pasi ishte paraparë në ora 09:00.

Lajçak po qëndron në Kosovë një ditë pas vizitës në Serbi ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë takimeve në Kosovë, Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi po zhvillohet i mbyllur për media.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]