Në Presidencën e Kosovës, tashmë ka nisur takimi në mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Pas këtij takimi, Gabriel Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti duke filluar në orën 16:30.
Kujtojmë se këto vizita zhvillohen në një kohë ku situata në veri të Kosovës është e tensionuar.
Ndryshe, në takim me Escobarin ishte paraparë të jetë edhe Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet, por i njëjti anuloi vizitën për shkak të infektimit me COVID-19.