Çifti që kurorëzuan dashurinë muaj më parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po i lënë anash daljet e përbashkëta në publik.
Së fundmi Affeck u fotografua me një ‘Frappuccino’ në dorë, me krem pana sipër, gjatë një kafeje me Lopez në Santa Monica, Kaliforni.
Aktori, 50 vjeç dhe gruaja e tij, 53-vjeçare, dukeshin më të dashuruar se asnjëherë më parë gjatë daljes, duke mbështjellë fort krahët rreth njëri-tjetrit në një përqafim të ngrohtë.
Dalja e fundit e çiftit vjen tre muaj pasi dyshja u martuan në shtëpinë e tij në Gjeorgji.
Çifti, të cilët ishin fejuar në fillim të viteve 2000, u rilidhën në vitin 2021 dhe u martuan në një ceremoni intime në Las Vegas gjatë verës, e ndjekur nga festimi i tyre më i madh në shtator.