Të gjithë duan që dasmat, ahengjet, festat e ditëlindjes, apo eventet e tyre të shkëlqejnë, të lënë mbresa të forta tek mysafirët. Këtë punë e bënë më së miri dhe në mënyrën më profesionale të mundshme, “Nisa Event”, që si kompani vepron në Zvicër.
“Nisa Event” ka për objektiv të sjellë një frymë të re, elegante dhe specifike në industrinë e organizimit të eventeve.
Historia e suksesit të Nikolas dhe Sashes është mjaftë e këndshme. Vetë firma ka dy shkronjat e para të Nikoles dhe dy të parat e Sashes.
Nikola, tregon se idea për hapjen e një firme të tillë nisi kur ajo dhe shoqja e saj po kërkonin një kompani dekori në rrethin ku jetonin dhe nuk gjetën asgjë. Duke e pasur dekorin hobi, Nikola provoj që ta dekoronte vetë ambientin për festën e shoqes dhe përshtypjet e njerëzve ishin të mrekullueshme, madje i bombarduan me pyetje se kush e kishte bërë dekorin. Dhe, ja kështu nisi gjithçka.
“Nisa Event”, janë të gatshëm të ofrojnë çdo gjë që nevoitet për nje aheng, si dekorim, ushqimin, muzikën, pasi kanë bashkëpunime perfekte edhe me firma të tjera.
Përveç dekorit ekskluziv, stafi janë gjatë gjithë kohës aty për çdo kërkesë të klientit. Ata, e realizojnë çdo punë e kërkesë me zemër.
Të gjitha ata që kanë bashkëpunuar me “Nisa Event”, janë ndarë tejet të kënaqur dhe thonë se dekori i tyre është unik. Klientët janë të të gjjtha nacionaliteve, e pjesa më e madhe e klienteles së “Nisa Event” janë shqiptar, të cilët gjjthmonë investojnë që festat e tyre ti kanë të bukura, unike dhe të pakrahasueshme.
“Nisa Event” kujdeset që çdo element ta kurojë me kujdes deri në detaje, madje sjell dekore të personalizuara dhe është gjithmonë plot ide inovatore.
Nëse jetoni në Zvicer dhe doni që festa juaj familjare, shoqërore, apo eventi juaj fë shkëlqej, ka një adresë, “Nisa Event”.