fbpx

Nisin përplasjet e para mes vajzave në “Kepin e Tundimeve”

nga Revista Kosovarja

Përplasjet e para kanë nisur mes vajzave në Kepin e Tundimeve.

Një bisedë mes Efit dhe Junës duket se e mërziti Eriolën, ndërsa pa se çfarë thanë vajzat.

Më parë se kur Eriola po ndihej keq, sepse sipas saj nuk kishte ndenjur kaq kohë e mbyllur në një vend, ishte Efi që i qëndroi pranë.

Në një bisedë në vaskë me Junën, ajo u shpreh se ndoshta nuk është mësuar të mos jetë në qendër të vëmendjes.

Juna: Po e bën pak për të rënë në sy.

Efi: Mendoj se Eriola është mërzit se nuk ndihet e para këtu tek Kepi.

Eriola: Juna më ka akuzuar, luleshtrydhja u kthye në akrep dhe hodhi helmin, po tek unë?! Infektoi edhe Efin. U ndjeva keq sepse ishe afër meje.

Efi: Për çfarë ndihesh keq?

Eriola: Sepse nuk e bëra për protagonizëm, unë e di që ju jeni si shoqe.

Efi: Nuk ka lidhje shoqëria unë nuk të mora për gojësh, ne thjesht po bisedonim.

Eriola: Unë e pashë nuk ishte aludim, Efi i mendonte ato fjalë dhe i përforcoi ato që tha Juna.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]