fbpx

“Nita Beauty Lux”, një histori suksesi në Zvicër e shqiptares Arbenita Ramadani

nga Revista Kosovarja

Vit pas viti, pozita e femrës shqiptare në Diasporë është ngritur. Sot, shumë shqiptare gëzojnë sukses në fusha të ndryshme, e shumë prej tyre edhe në atë të bukurisë e estetikës.

Një nga shembujt e mrekullueshëm të suksesit, është edhe Arbenita Ramadani, e lindur dhe e rritur në Kosovë, por që në moshën 23 vjeçare është shprengulur në Zvicër, ku tashmë jeton dhe vepron.

Arbenita, është bërë e njohur falë studios së saj të bukurisë, “Nita Beauty Lux,” ku ofrohet një gamë e gjërë shërbimesh profesionale, si makeup profesional e makeup permanent, bërja e vetullave, buzë të pigmentuara dhe eyeliner si dhe tretmane të fytyrës, tretmane për parandalimin e plakjes së lëkurës, për lëkurë të yndyrshme, të thatë, për shenja të diellit dhe akne, pore të zgjeruara, si dhe pastrimin e thellë të fytyrës. Gjithashtu, në studion e Arbenites, ofrohet edhe heqja e qimeve me laser.

Tek “Nita Beauty Lux,” shërbimi më special është Powder Brows me tekniken më të re në treg të vitit 2022, ku pigmentohet vetëm sipërfaqja e lëkurës, pa e dëmtuar atë dhe që jep një rezultat tejet natyral. Punohet me pigmentet me kualitative ne Evropë, të cilat e mbajnë ngjyrën e vetë derisa të hiqen, pa kaluar në gri. Ta zëmë, klientit i pigmentohen vetullat në ngjyrë të kaftë dhe i qëndrojnë në atë ngjyrë.

Përtej profesionit, Arbenita Ramadani është bashkëshorte e nënë e tre fëmijëve. Për “Kosovaren”, tregon se mundohet me të gjitha forcat e saj që të jetë nënë e bashkëshorte e mirë dhe ti rri familjes afër për çdo gjë.

Planet e saj janë të marr titullin e ekspertes së bukurisë, që në Gjermani njihet si “Beauty Expertin”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]