fbpx

Një 14- vjeçare u dhunua në Prishtinë nga 5 persona, reagon ashpër Vesa

nga Revista Kosovarja

Mediat vendore raportuan se një vajzë e 14 vjeçare është dhunuar nga 5 persona të dielën në Prishtinë.

Ky rast duket se i ka prekur të gjithë, e sidomos Vesa Vllasalihun, e cila ka reaguar në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se kemi dështuar si shoqëri e edhe si shtet, e ka shtuar se me shpirt e zemër është me të miturën.

“Me shpirt e zëmër jam me vajzën 14-vjeçare që u dhunua dje në Prishtinë nga 5 egërsira. Sa shpirt të keq duhet të këtë dikush për të bërë këtë akt dhunimi që nuk arsyetohet? Kemi dështuar si shoqëri, e besa edhe si shtet” ishin fjalët e Vesës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]