Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u nxor pa ndjenja nga deti në plazhin e Haniotit në Halkidiki, Greqi, dhe më pas u shpall i vdekur në spital.
Roja bregdetare greke njoftoi se i riu u nxor nga uji nga rojtari dhe banorët e zonës, të cilët nisën menjëherë procedurat e ringjalljes me defibrilator.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe shpëtimtarëve, ai nuk mundi të mbijetojë.
Një hetim paraprak po zhvillohet nga autoritetet lokale, ndërsa trupi i të riut do të i nënshtrohet autopsisë në Selanik për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes.
Rojet e plazhit thanë se i riu ka pësuar një atak në zemër gjatë mbytjes.