fbpx

Një “Big Brother” me dhunë verbale e fizike që po krijon ankth te shikuesit – çfarë po ndodh me formatin e famshëm?

nga Revista Kosovarja

“Dhuna psikologjike, e njohur gjithashtu si abuzim mendor ose emocional, përfshin përdorimin e komunikimit verbal dhe joverbal për të kontrolluar ose ta dëmtuar dikë emocionalisht.”

Ky lloj i dhunës po përdoret nga pothuajse të gjithë banorët brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri “BBVA”, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse disa nga ta kanë marrë dënime të ndryshme nga vëllai i madh, siç duket kjo nuk po ndikon në përmisimin e sjelljes së tyre.

Deklarata e Ilnisa Agollit: “Dua ta var Romeon”, po bënë xhiron e rrjetit duke shqetësuar familjarët e ndjekësit e personit të lartëpërmendur.

Abuzimi me produkte ushqimore, duke i përdorur si mjete dhune, për të lënduar tjetrin, ani pse është dënuar nga “BBVA”, vazhdon të përsëritet ende nga disa banorë si, Ledojna, Franqeska, Juli, etj.

Më poshtë sjellim disa pamje aspak të hijshme për të cilat sigurisht adhuruesit e këtij formati po presin një shpjegim nga produksioni i “BBVA”, shkruan “Kosovarja”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]