fbpx

Një burrë po pretendon se kamerat e shtëpisë kanë filmuar një alien: Më vizitoi sa isha në gjumë

nga Revista Kosovarja

Një burrë është i bindur se ka kapur pamjet e një ‘humanoid’ alien që ecte në dhomën e tij ndërkohë që flinte gjumë.

Pamjet janë filmuar nga një kamerë monitorimi që kishte vendosur në dhomën e tij

David Eckhart nga Pensacola, Florida ka mbetur i habitur pasi pa pamjet, ku shihej një krijesë në derën e dhomës së tij. Kjo krijesë ishte e ngjashme me atë të një alieni i cili ishte vetëm disa centimetra i gjatë.

Davidi pretendon se nuk është hera e parë që sheh një gjë të tillë.

Pamjet, të xhiruara në vitin 2006, kanë dalë në dritë në një serial televiziv Sky History “The Proof is Out There”, ku shihet një “humanoid” i ngjashëm me atë të një alieni gri, sipasDaily Star.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]