fbpx

‘Një copë 6 dollarë’: Historia e veçantë e shitjes së byrekut kosovar në SHBA

nga Revista Kosovarja

Filip Kajtazi është shqiptari nga Kosova i cili prej vitesh ka bërë të famshëm traditën shqiptare të kulinarisë në Amerikë. Në një intervistë në Report Tv ai tregon rrugëtimin e tij dhe familjes së tij në Amerikë.  Fillimisht ishte babai Toni Kajtazi që do të hapte furrën e tij që në vitin ‘85 në Bronx në Amerikë dhe më pas do t’ia trashëgonte të birit Filipit, i cili gatuan byrekun shqiptarë për klientët amerikanë që nga viti 1992.

“Ne jemi nga zymi i Hasit i Kosovës me traditë me qindra vite. Babi ka ardhur këtu në vitin ‘74 ka filluar të punojë në furrë, pastaj ka mësuar të bëjë byrekun dhe ka hapur një dyqan në Bronx në vitin 1985  pas 6 muajsh e mbyllëm. Prap e kemi hapur në vitin 1992” shprehet ai.

Në dyqanin e tij ai përgatit disa nga specialitet tradicionale si byreku dhe flija por edhe bakllava, tullumba dhe sultjashin. Gatime që janë kthyer në të preferuarat e amerikanëve, po ku kryesorë siç shprehet Filipi, është byreku me mish.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]