fbpx

Një ditë pas vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren, protestojnë banorët

nga Revista Kosovarja

Të hënën Prizreni u tronditë nga vrasja e 15-vjeçarit Lirim Buduri, i cili pas një kacafytje me 4 moshatarë të tij ishte therur me thikë për vdekje.

Ndërsa sot banorët e lagjes “Bajram Curri”, me një protestë kanë kërkuar nga organet kompetente të ofrojnë siguri për banorët e nxënësit.

Ata kanë kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten, duke theksuar se protesta të ngjashme në rast të mosmarrjes së ndonjë veprimi konkret nga institucionet, do të vazhdojnë edhe mëtej.

Ata me parulla: “Drejtësi për Lirimin!”, “Dua të jetoj ende!”, “Stop vëllavrasjeve!”, kanë protestuar në mëngjesin e sotëm

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]