fbpx

Një ditë pasi u ‘’zbulua’’ lidhja e re e Loredanës, reagon Mozzik: Këtë verë nuk do të rri beqar

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik krahas karrierës është i komentuar edhe për jetën private.

Reperi nga Ferizaj prej vitesh ishte në lidhje me reperen, Loredana me të cilën u nda kohë më parë.

Dyshja e njohur përveç romancës disavjeçare bashkë kanë edhe një vajzë, Hanën.

Dhe, teksa Loredana së fundmi u përfol për një lidhje të re të mundshme, duket se edhe Mozzik nuk e ka në plan të jetë beqar edhe për një kohë të gjatë.

Ai ka ngacmuar fansat me disa imazhe të radhës që ndau në llogarinë e tij në Instagram.

“Këtë verë nuk planifikoj të rri beqar”, ka shkruar Mozzik sipër fotografive ku shihet në një makinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Ndryshe, reperi shumë shpejt pritet të vijë me një bashkëpunim të ri me Butrint Imerin dhe Taynan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]