fbpx

Një femër bie nga teleferiku në Brezovicë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 15:30 është raportuar se një femër ka rënë nga ski-lifti nga një lartësi në Brezovicë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Brezovicë, Shtërpcë, 07.03.2021-15:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga ski-lifti nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjtë pas pranimit te ndihmës se parë është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]