fbpx

Një femër e godet veten me thikë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një femër ka marr lëndime trupore pasi e ka qëlluar veten me një mjetë të mprehtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:00 në rrugën “Aziz Kelmendi”, në Prishtinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është në procedurë të rregullt.

“Viktima femër, kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që dyshohet se ka qëlluar veten me një mjetë të mprehtë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]