fbpx

Një fshatare si Ana Kabashi

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e mirënjohur, Ana Kabashi, që nga fillimi i karrierës si këngëtare u shqua shumë për zërin e saj.

Artistja arriti miliona klikime me projektet e saj muzikore si në ato të kënduara solo, por edhe nga bashkëpunimet, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi ajo i ka surprizuar ndjekësit e saj me një InstaStory, ku po këndonte live një nga këngët e famshme të Sabri Fejzullahut.

Ajo performoi me vokalin e saj të ëmbël “Fshatarja ime” dhe verzioni i saj u duartrokit nga fansat.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj ështe me titull, “Pse e du”, e lansuar para pesë muajsh, e që po vazhdon të dëgjohet ende. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]