fbpx

Një grua fitoi 26 milionë dollarë në lotari, por tiketa iu shkatërrua në lavatriqe

nga Revista Kosovarja

Një grua pretendon të ketë blerë biletën fituese në një short të Lotarisë në California prej 26 milionë dollarë apo 21 milionë euro thotë se e la atë në xhepin e pantallonave dhe e shkatërroi atë në lavatriqe.

Bileta fituese e “SuperLotto Plus” u shit në një dyqan në periferi të Los Angeles të Norëalk në nëntor të vitit të kaluar.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur thuhet se u kap nga CCTV duke blerë një biletë në dyqan në atë kohë, por që afati për ta tërhequr çmimin kaloi të enjten.

Organizatorët e lotarisë thonë se shuma e tiketës fituese duhet të tërhiqet brenda 180 nga dita e shpalljes së tiketës fituese e cila u zhvillua më 14 nëntor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]