fbpx

Një grua nga Prishtina vdes në gjumë, ishte vetëm në banesë

nga Revista Kosovarja

Një 54-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj në Emshir të Prishtinës, mbrëmë pas mesnate. Ajo u gjet e shtrirë në sallonin e banesës dhe dyshohet se vdiq derisa ishte në gjumë.

Sinjali mëson se viktima u gjet e vdekur nga familjarët e saj, të cilët hapën derën e banesës me forcë dhe gjetën 54-vjeçaren pa shenja jete.

Policia fillimisht e ka marrë informacionin se një grua te “banesat e Nartelit” është në gjendje të keqe për shkak të problemeve shëndetësore.

Pasi familjarët e gjetën viktimën, Emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e 54-vjeçare.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]