fbpx

Një grua ngacmohet seksualisht nga taksisti, i cili e dërgoi në një vend të panjohur në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar të martën rreth orës 5 e 15 në Gjilan, pasi dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas policisë, i dyshuari, në cilësinë e taksistit, e kishte dërguar viktimën në një vend të panjohur kur e kreu veprën penale.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe e kishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]