Në një botë ku bukuria shpesh shihet vetëm në sipërfaqe, ajo ka ditur të thellojë kuptimin e saj. E zonja, e palodhur dhe me një përkushtim që frymëzon, ajo ka ndërtuar një emër të padiskutueshëm në fushën e estetikës. Është fjala për Kujtesa Gashi-Tesen, e cila nuk është vetëm një profesioniste e suksesshme — është një artiste, një vizionare dhe mbi të gjitha, një grua e fortë që ka ngritur akademinë “Tesa Academy” me talentin, disiplinën dhe dashurinë për atë që bën. “Tesa Academy”, së shpejti mbanë master-class të i ri ku do të fokusohet në teknikat më të fundit për transformimin e vetullave me qime natyrale, duke përfshirë depilimin e qimeve me piskatore dhe teknikat e grimit të avancuara. Ky master-class do të sjellë trajnim nga specialistë të njohur. Për më shumë, lexoni intervistën në vijim me maestron e estetikes, Tesen.
Si lindi pasioni yt për estetikën?
Pasioni im për estetikën ka lindur që kur kam qenë e vogël, ndjehem sikur kam lindur me të dhe për të. Estetika ka qenë gjithmonë një pjesë e natyrshme e jetës time. Më pëlqen t’u vij në ndihmë të tjerëve që të ndihen bukur dhe të sigurt në lëkurën e tyre. Kjo ka qenë gjithmonë diçka që më ka frymëzuar dhe motivuar për të ecur përpara.
Cila është pjesa më e bukur e punës tënde?
Kur studenti fillon praktikën dhe e bën atë si një profesionist. Aty jam me të, duke ndihmuar dhe udhëzuar, dhe ndjehem e lumtur, sepse vetëm praktika është mbreti i rezultatit. Shikimi i studentëve që realizojnë me sukses teknikat që u kam mësuar është një kënaqësi e madhe dhe një dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur.
Sa vite ke që punon në këtë fushë?
Kam shumë vite që punoj në fushën e estetikës dhe kam pasur mundësinë të zhvilloj aftësi dhe njohuri të thella në këtë industri. Kam qenë e ftuar në shumë shtete për të mbajtur trajnime dhe seminare, duke ndarë eksperiencën time me profesionistë të tjerë.
Si ka ndryshuar industria e estetikës që kur ke nisur?
Ka evoluar shumë dhe, për të thënë të drejtën, ka qenë një nga më të kërkuarat. Teknikat dhe teknologjitë e reja kanë bërë trajtimet më efikase dhe të sigurta. E-digitalizimi dhe përdorimi i metodave më të avancuara kanë transformuar mënyrën se si ofrohen shërbimet estetike. Diferenca mes fillimit të karrierës time dhe tani është si nata me ditën. Po ashtu, kërkesat janë rritur shumë, pasi klientët tani janë më të informuar dhe kërkojnë shërbime më të avancuara dhe të personalizuara.
Cilat janë trajtimet më të kërkuara aktualisht?
Aktualisht, trajtimet më të kërkuara janë ato që përfshijnë rinovimin e lëkurës si mikroneedling, trajtimet me plasma pen, dhe këshillimi dhe implementimi i filler-ave dhe botoksit. Këto trajtime janë të kërkuara për efektet e shpejta dhe të dukshme.
Cili është trajtimi që ti personalisht e rekomandon më shpesh?
E rekomandoj mikroneedling për rinovimin e lëkurës, pasi është trajtim që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së lëkurës dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Dhe, Cold plazma Arc. Pra, jam tek regjenerimi lëkurës në mënyrë natyrale.
Çfarë duhet të dijë një klient para se të kryejë një trajtim estetik?
Një klient duhet të jetë i informuar rreth trajtimit që do të kryejë, përfshirë përfitimet dhe rreziqet që mund të shoqërohen me të. Është e rëndësishme të kuptojnë që çdo trajtim ka nevojë për kujdes dhe mbikëqyrje pas trajtimit për rezultate optimale. Të zgjidhet profesionisti, jo luksi e arredimi i sallonit, apo klinikes.
Si e dallon një produkt apo trajtim cilësor nga një i zakonshëm?
Një produkt cilësor ka përbërës të verifikuar shkencërisht, dhe është i testuar për siguri dhe efikasitet. Trajtimet cilësore gjithashtu duhet të jenë të personalizuara sipas nevojave të klientit, duke përdorur teknologjinë më të avancuar dhe metodat më të sigurta.
A ka ndonjë këshillë “golden” që do t’ia jepje kujtdo për lëkurë të shëndetshme?
Një këshillë “gold” për lëkurë të shëndetshme është të pastroni dhe të hidratojeni lëkurën çdo ditë dhe të përdorni mbrojtje nga dielli. Mbajtja e një diete të balancuar dhe shmangia e stresit luajnë rol të madh në shëndetin e lëkurës, pa harruar trajtime profesionale ne kohen e duhur dhe vendin e duhur.
Cili ka qenë momenti më sfidues në karrierën tënde?
Një nga momentet më sfiduese ka qenë krijimi i një programi trajnimi ndërkombëtar që do të mundësonte profesionistëve të estetikës të mësonin metodat më të fundit. Kjo ka kërkuar shumë përkushtim dhe mund, por ka qenë një hap i rëndësishëm për zhvillimin tim si trajnere. Sepse, nuk rri rahat, dua më shumë e më shumë sfida. I adhuroj, më bëjnë të fortë për të ecur para.
Kush të ka frymëzuar më shumë në këtë rrugëtim?
Frymëzimi im ka ardhur nga shumë profesionistë të fushës, por një ndikim të veçantë ka pasur bashkëshorti im, se pas një femre të suksesshme është një shtyllë e fortë. Bashkëshorti më ka mësuar të besoj në veten time dhe të mos ndalem kurrë përpara sfidave.
Ndonjë histori nga puna shumëvjeçare?
Kam pasur shumë klientë dhe histori që më kanë prekur emocionalisht, veçanërisht ato që lidhen me pacientët që po luftojnë me sëmundje të rënda si kanceri. Kur ata vijnë për trajtime si vetullat, dhe shohin se si përmirësohet pamja e tyre, kjo i ndihmon ata të rindërtojnë vetëbesimin dhe ndihen më të fuqishëm në përballjen me sfidat e jetës. Kjo është një përvojë shumë e ndjeshme dhe e bukur, sepse nuk është vetëm për përmirësimin e pamjes fizike, por edhe për ndihmën që ata ndjehen emocionalisht. Po ashtu, kam ndihmuar edhe nxënës që, për shkak të mundësive ose aftësive që ndoshta nuk i kanë pasur në fillim, kanë mundur të arrijnë qëllimet e tyre dhe të bëhen të pavarur. Kur i shoh ata të përmbushin potencialin e tyre, kjo është një ndjenjë shumë e plotësuar për mua.
Në Tesa Academy së shpejti po vjen një master-class e re. Për çka bëhet fjalë?
Master-classi i ri në Tesa Academy do të fokusohet në teknikat më të fundit për transformimin e vetullave me qime natyrale, duke përfshirë depilimin e qimeve me piskatore dhe teknikat e grimit të avancuara. Ky master-class do të sjellë trajnim nga specialistë të njohur, përfshirë trajnerin e VIP-ve, Murad Baratzade, i cili do të udhëheqë sesione mujore për studentët tanë dhe do të ndajë tendencat më të fundit të grimit. Gjithashtu, Vicdan Kaya, mentori i stilimit të flokëve, do të ofrojë këshilla të vlefshme për stilimin e flokëve që përputhen me pamjen e grimit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga eksperti i estetikës Firuzan Taner dhe Pinar Sandikçi, e cila do të ofrojë njohuri për transformimin e vetullave me qime natyrale. Ky master-class është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga trajnerë të njohur dhe për të avancuar aftësitë e estetikës dhe stilizimit. Si gjithmonë risitë i dua.
Nderim Neziri