134
Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka raportuar se një person i panjohur ia ka grabitur me forcë zinxhirin e arit.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka nodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari thuhet se është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe janë duke u kryer hetime intensive.Ndërsa, rasti është cilësuar si “Vjedhje grabitqare”