fbpx

Një grumbull i qenve endacakë sulmojnë një qytetar në Prishtinë gjatë natës

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë pas mesnate një qytetar është sulmuar nga një grup i qenve në kryeqytet.

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët në Prishtinë, sulmohen nga qentë. Shpesh nga sulmi i tyre e kanë pësuar edhe personat e moshuar, por edhe fëmijët.

Mbrëmë pas mesnate cak i sulmit të tyre ka qenë një qytetar.

Diku në një lagje të Prishtinës, një numër i madh i qenve endacakë e kanë sulmuar qytetarin, i cili duket se shpëton lehtë nga ky sulm.

“Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë publikuar videon nga ky rast dhe kanë kërkuar nga komuna që të bëhet zgjidhje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]