fbpx

Një himn për fuqizimin e grave, Rita Ora publikon videoklipin e ri

nga Revista Kosovarja

Rita Ora ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Ylli shqiptarë me famë ndërkombëtare erdhi me këngën e re, të cilën e solli edhe me videoklip dhe mban titullin ‘’Finish Line’’.

Kënga, që vjen me një mesazh të fuqishëm, është shkruar nga këngëtarja dhe fituesja e një sërë çmimeve, Diane Warren.

“Finish Line” është pjesë e një feste të përgjithshme të grave dhe është kënga kryesore për një serial dokumentar të ardhshëm, “37 Words”, që do të transmetohet në ESPN këtë muaj.

Është po ashtu një himn për fuqizimin e grave që do të mbështesë “37 Words”, një dokumentar me katër pjesë.

Nisma Fifty/50 përkujton 50-vjetorin e ‘Title IX’ – ligjin federal për të drejtat civile që ndalon diskriminimin e bazuar në gjini në çdo institucion arsimor dhe u jep grave mundësinë e barabartë.

“Është nder të jem pjesë e kësaj fushate të mrekullueshme që mbështet gratë”, ka thënë Ora pas publikimit të këngës në një postim në Twitter.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]