fbpx

Një i vdekur dhe 763 raste të reja me coronavirus brenda 24 orëve

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,030 teste të bëra në 24 orët e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 763 persona kanë rezultuar pozitiv.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Ministria po ashtu njofton se janë shëruar 213 persona, ndërsa në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,184.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 289 persona, ndërsa në total janë administruar 1,831,705 doza të vaksinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]