fbpx

Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë

nga Revista Kosovarja

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llozicë.

Lidhur me rastin tragjik detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë”, tha ai për Klankosova.tv

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, theksoi Elezaj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]