fbpx

Një i vdekur me COVID-19 dhe 20 raste pozitive në Kosovë

nga Revista Kosovarja
23 Qershor 2021- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë tre mijë e 669 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.
 Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
 Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.
 Në total numri i rasteve aktive është 165.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]